Gentian Elezi në Ora News: Do të ngihen grupe pune për 5 prioritetet- RTV Ora News- Lajmi i fundit-

“Pas çdo takimi të Nivelit të Lartë, takimi përfundon me disa konkluzione të përbashkëta të Komisonit Europian më palën shqiptare, me të cilat bien dakort. Ato janë si angazhime të rrugës në vijim, krahas hapave të hedhur deri aty. Edhe në këtë takim janë hartuar këto konkluzione. Ka disa pika në këto konkluzione, në radhë të parë përshendetet marrja e statusit të vendit kandidat, pasi ky është takimi i parë që bëhet pas asaj ngjarje. Ndalohet edhe tek arritjet kryesore dhe reformat që janë ndërmarrë, të cilat bënë të mundur marrjen e statusit. Në radhë të parë rëndësia e këtij takimi është ngritja e grupeve të punës, për adresimin e 5 prioriteteve. Është menduar si një mënyrë si më efikase, me konkrete. Janë 5 grupe pune, në të cilën përfshihen përfaqësues të të gjithë institucioneve që kanë pjesë në secilin prioritet, të cilët takohen rregullisht për të adresuar masat e nevojshme për 5 prioritete. Jo vetëm kaq, por një herë 3 ose 4 muaj bëjnë takim të përbashkët edhe me palën europiane” – theksoi Elezi. Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Comments

no comments